Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka hequr mbrëmjen e djeshme nga rruga kombëtare Qafë Muzinë – Sarandë – Konispol 35 tabela me emërtime në gjuhën greke.

Në një njoftim për mediat, ARRSH tha se tabelat me gjuhën minoritare të zonës ishin vendosur jashtë standardeve të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe pa miratimin e entit pronar të rrugës Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Çdo palë e tretë jo ent pronar i rrugës, në kushtet kur vendos të ndërhyjë në rrugë apo vendosje sinjalistike treguese për zonat e banuara, duhet t’i referohet “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe V.K.M Nr.446, Datë 05.03.2008 “për përcaktimin e specifikimeve teknike të tabelave të emërtimeve të parqeve, shesheve, bulevardeve e rrugëve dhe të numërtimeve të ndërtesave

”.

Këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për sa i përket renditjes së emërtimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur

”./tvklan.al