Eno-BozdoVështirësia për të gjetur një vend për varr në dy varrezat publike të Tiranës vazhdon të jetë prezente. Kjo ka bërë që ndërmarrja funerale të gjejë herë pas here mënyra për të krijuar hapësira të reja.

Në varrezat e Sharrës, ka nisur heqja e 16 bunkerëve që gjendeshin brenda territorit të varrezave me qëllim krijimin e një parcele të re, që do të mundësojë vend varrime për afro 2 muaj.

Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo ka kujtuar se Tirana është ende pa buxhet dhe kjo e bën akoma më të vështirë situatën.

Pa zhbllokimin e buxhetit, Bashkia nuk mund të shpronësojë dy parcelat e reja në dy varrezat publike të kryeqytetit, në Sharrë dhe Tufinë. Kjo do të mundësonte zgjidhjen e problemit për varre të reja për të paktën 2 vjet.

TV KLAN