Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Me urdhër të kryeministrit Meta, nga dje janë hequr fotografitë dhe objektet me karakter muzeal nga ambientet e ministrive. Ky është holli i Ministrisë së Jashtme, i cili u përurua një muaj më parë. Në muret e tij u ekspozuan 27 fotografi të ish-ministrave të jashtëm shqiptarë, përfshi këtu edhe portretin e Enver Hoxhës, si ish-ministër i jashtëm.

Shfaqja e portretit të Hoxhës, bëri që shoqata e ish-të përndjekurve politik, të hidhej në protesta të përditshme. Zemërimit të tyre iu përgjigj kryeministri Meta me urdhrin e tij. Nga dje këto foto nuk janë më në këtë holl. Ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes, fotot e ish-ministrave të kësaj ministrie, janë hequr me kohë. Menjëherë pas emërimit të ministrit Ismail Lleshi, fotot janë futur në arkivin e fotofilmit të ushtrisë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti