Për 8 muaj ka shërbyer si pika më e madhe e imunizimit

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë pritur në radhë për të marrë dozën e vaksinës anti-Covid edhe sot.

Mjekët që kanë shërbyer në këtë pikë thonë se kërkesa për vaksina në shesh ka qenë shpeshherë shumë e madhe.

Vaksinatorët dhe mjekët që kanë shërbyer në sheshin Skënderbej do të zhvendosen në poliklinika dhe në stadiumin Air Albania, i cili do të vijojë të shërbejë si pikë e vaksinimit masiv. Që prej fillimit të procesit në Janar janë vaksinuar rreth 38% e popullatës në vend.

Tv Klan