Parlamenti miraton ndryshimet në Ligjin e Gjendjes Civile

Ministri i Brendshëm garanton me siguri të plotë se nuk ka asnjë ndryshim të adresave të qendrave të votimit të qytetarëve. Akuzave që i erdhën nga radhët e opozitës në parlament i është përgjigjur me sfidën për të verifikuar publikisht online çdo emër që ata do të përzgjedhin.

Për opozitën parlamentare, ndryshimet që iu bënë Ligjit për Gjendjen Civile ku parashikohet heqja e gjobës prej 10 mijë lekësh në rast se nuk regjistron adresën e re brenda një muaji, bëhet për arsye elektorale.

Por Ministri Lleshaj i sheh akuzat si mjegullën e radhës për të krijuar alibi për humbjen në zgjedhjet e 25 Prillit.

Tv Klan