Hiqet posteri polemizues i Salvinit

Hiqet posteri polemizues i Salvinit

17:40 26/05/2019

Nuk i rezistoi as 12 orë posteri ku shfaqej ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini, me nënshkrimin “Diktatura e Selfie-t”.

Fotografia murale e vendosur në një rrugë pranë Piazza Venezia-s në Romë, tregonte liderin e Lega Nord në dritare, duke pozuar pranë maces së tij Tobia. E pamundur t’u shpëtojnë syve të shikuesve flamujt në krah të zv/kryeministrit, ai italian që dominon flamurin europian, në shenjë të pëlqimit të pakët që ka Salvini për BE.

Artisiti i posterit është palermitani Salvatore Benintende, i njohur me emrin e artit “Tvboy”, i njëjti që kishte pikturuar Mateo Salvini duke u puthur me aleatin e tij në qeveri, kreun e 5 Yjeve, Luixhi Di Maion.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT