Sulltane Avdiaj, një qytetare nga Sukthi, tregon në “Stop”, se një familjare e saj e njohu me Dorjana Papajanin dhe kjo e fundit i tha, se do ta ndihmonte për një shtëpi. Dorjana u prezantua si avokate e shoqatës Vatikan, që ndihmonte njerëzit në nevojë. Me këtë premtim, Sulltane Avdiaj mori kredi në fondacionin “Besa”dhe e futi në llogarinë e Dorjana Papajanit. Vetë Sulltania mori 200 mijë lekë të vjetra. Kredia u pagua vetëm për 7 muaj dhe më pas i erdhi një letër,që e nxirrte debitore.

Sulltane Avdiaj: Një familjarja e imja më njohu me Dorjana Papajanin dhe ajo më tha që do të ndihmoj për shtëpi. Shkova tek fondi “Besa” dhe më tha, “Do ta bëj unë shtëpinë, mos e vrit mendjen”. Ikëm atje tek Fondi “Besa” dhe më tha kredinë do ta paguaj unë se jam avokate e shoqatës Vatikan, ndihmoj njerëzit në nevojë. I mora lekët dhe shkova tek llogaria e saj dhe futat lekët tek ajo, prit se po dalin Lekët, por më tha do tri marrësh një ditë lekët, por jo tani. Më tha vetëm  200 mijë Lekë. Pagoi kredinë 7 muaj, pas 7 muajsh më vjen një letër ku më thoshte je debitore në shtet, se nuk kam shlyer kredinë. E takova, Dorin dhe më tha se do e paguante ajo, duke më thënë të mos shqetësohesha. Bëmë një letër noteriale ku thuhej se do e paguante ajo, më pas me erdhi sërish një letër. Unë kam marrë 2 milionë lekë kredi edhe pse jam e papunë. Kishte martë dokument sikur unë isha tek ajo pastruese, ndërkohë unë isha pa punë fare.

Me anë të një akti noterial, Dorjana merr përsipër të shlyejë kredinë, por më pas zhduket. Gazetarja e ”Stop” takon edhe oficerin e kredisë, që i sqaron gjithë problematikën dhe mëson, se cështja është dërguar në Prokurorinë e Durrësit.

Oficeri i kredisë: Zonja me gjithë zotërinë, Guximi me gjithë shoqen, ka ardhur është paraqitur te unë, kanw marrë kredi dhe këtë kredi ka hyrw ndërmjetwsja, mashtrusja, që i ka pranuar të gjitha edhe në polici edhe… Nuk ka qënë prezente në momentin e marrjes së kredisë. Ajo me letra, me dokumentacion, nuk njihet fare, nuk figuron ajo, as garante as pjeswmarrëse, absolutisht, ky personi i tretë. Në muajin e katërt të likujdimit të kredisë, unë si oficer kredie, mora vesh, se erdhën këta m’u ankuan, se këtu këtu është problemi. Me një fjalë, që këta, kjo i ka mashtruar ata. Kredia është e pa shlyer.

Gazetarja: Sa është shuma eee…?

Oficeri i kredisë: Afërsisht nuk jam shumë i sigurt, por duhet të jetë, por duhet të jetë 200 e ca mijë lekshi i ri. Kur ka ardhur zonja, më ka sjellë një vërtetim page dhe biles këtu dyshova dhe unë.

Gazetarja: Në parim ne e dimë, se kjo zonja është mashtruse.

Oficeri i kredisë: 100%!

Gazetarja: Pavarsisht, se tani i bie në kurriz..

Oficeri i kredisë: Por ajo nuk ka asnjëlloj shenje nga ana juridike, s’ka, nuk ka asnjë lloj detyrimi te ne.

Gazetarja: Ka dhe persona të tjerë, që janw mashtruar nga kjo zonja, nëse gjithmonë ia ke idenë?

Oficeri i kredisë: U pretendua dhe për një tjetër, por për fat, ajo kredi u mbyll.

Dorjana Papajanin tani është në Prokurori.

/tvklan.al