Statuja e Imre Nagy, udheheqës i revoltës popullore në Hungari në vitin 1956 është hequr nga sheshi pranë Parlamentit të Budapestit.

Largimi i saj u bë me vendim të qeverisë së kryeministrit Orban. Në vend të statujës është planifikuar të ndërtohet një monument, dedikuar viktimave të genocidit prej revolucionit të kuq rus të vitit 1919. Ky zëvendësim është pjesë e luftës kulturore dhe identitare të qeverisë Orban kundër vlerave të liberalizmit.

Imre Nagy është konsideruar si hero kombëtar. Ai u burgos dhe u ekzekutua në 1958, pas dështimit të revoltës që pati për shkak të ndërhyrjes së  forcave ushtarake sovjetike në Hungari.

Antarë nga Partia Demokratike në Hungari kanë protestuar për zëvendësimin e këtij monumenti . Ata mbanin në duar pankarta me sloganin: “Po ty Orban,  kur do të vijë dita të ikësh?.

Kryeministri hungarez deri tani ka spostuar Universitetit Ceu si dhe gjykatat e rretheve.

Klan Plus