Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Lindita nga Durrësi e cila i ka bërë një surprizë bashkëshortit të saj të birësuar. Para disa vitesh atij i vidiqën prindërit birësues për këtë arsye Lindita ka marrë guximin të kërkojë prindërit e tij biologjikë. Ajo e ka thirrur burrin e saj Fatmirin në emision dhe Arditi i tregon se ai ka arritur të gjejë motrat e tij biologjike nga ana e babait të tij. Njëra nga motrat e tij jetonte në Volos të Greqisë, Erolda ka pranuar të flasë përmes një lidhje Skype dhe të rrëfejë historinë që ajo di në lidhje me të vëllain e braktisur.

Lindita: Unë jam Lindita, ka 25 vite që jetoj në Durrës, kam një bashkëshort të mrekullueshëm dhe kam 4 fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë. Kam kohë që e di se bashkëshorti im është i birësuar. Kur u martova babai im ishte shok me vjehrrin tim, më pas kur shkova tek njerëzit e mi, vjehrri më tha që mua më pëlqen të të marr për djalin sepse kam një djalë të mrekullueshëm. Më kishte treguar që e kishte birësuar dhe nuk e kishte fëmijën biologjik. Këtë bisedë me Fatmirin e kemi bërë edhe kur kemi qenë të fejuar dhe të martuar, por ai nuk e ndjente që t’i kërkonte sepse kishte dy prindër që kujdeseshin shumë mirë për të. Ka nja 5-6 vite që vjehrri dhe vjehrra kanë vdekur dhe më lindi idea pse im shoq të mos i dijë rrënjët nga i ka.

Ardit Gjebrea: Çfarë di ai për familjen biologjike?

Lindita: Me thënë të drejtën nuk dimë shumë, mesa më thoshte vjehrri që ka patur një nënë shumë të mirë, por rrethanat e jetës… Di vetëm që janë nga Elbasani.

Ardit Gjebrea: Ne pas pak do kemi një lidhje telefonike me një nga motrat e Fatmirit që ai nuk e di që i ka.  Ai nuk e di fare se çfarë ka ndodhur me familjen e tij, por historia e tij është e jashtëzakonshme.

Ardit Gjebrea: Fatmir kur e ke marrë vesh që ke qenë i birësuar?

Fatmiri: Kur isha 14-15 vjeç.

Ardit Gjebrea: Si e prite?

Fatmiri: Jo me siklet shumë të madh se nuk isha moshë e madhe.

Ardit Gjebrea: Ke dashur të mësosh ndonjë gjë rreth familjes tënde?

Fatmiri: Po, por nuk kanë qenë mundësitë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke dashur të dish?

Fatmiri: Kush janë.

Ardit Gjeberea: Sa vjeç je sot?

Fatmiri: 45 vjeç.

Ardit Gjebrea: Ajo që unë do të të them është se ti ke 3 motra, njëra jeton në Londër, tjetra në Selanik dhe njëra në Volos dhe në pamundësi për të ardhur për shkak të kushteve të pandemisë, ne do të lidhemi me Skype me motrën tënde që ndodhet në Volos. Ti nuk do e dëgjosh motrën, vetëm do e dëgjosh, ajo nuk e di që ti je këtu. Ajo do të tregojë historinë e saj se si ka ndodhur. As ajo nuk do të të shohë ty, as unë nuk do e shoh atë, të vetmit që do e shohin këtë situatë janë telespektatorët dhe në fund do i tregojmë asaj që ti je në studio. Motra jote quhet Ernolda.

Arditi flet në Skype me Ernoldën

Ardit Gjebrea: Ernolda më trego më shumë për veten tënde.

Ernolda: Jam lindur në Bilisht të Korçës, jam rritur me prindërit e mamit, prindërit e babit nuk i kam njohur fare, nuk kanë qenë në jetë kur kam lindur unë. Pas 4 viteve ka ardhur në jetë motra e dytë Naida e cilia gjithashtu u lind dhe u rrit në Bilisht. Për neve gjyshja ka qenë një nënë e dytë dhe kujdeseje shumë për ne të dyja.

Ardit Gjebrea: Pse kujdesej nëna, ku ishin prindërit?

Ernolda: Për arsye se prindërit ishin në Elbasan, babi ishte në metalugjinë e Elbasanit dhe mami në mirëmbajtje rruge, nuk kishim ende shtëpi. Pas 4 vitëve erdhi në jetë motra e tretë Majlinda dhe si familje u bashkuam kur unë isha në moshën 7 vjeç.

Ardit Gjebrea: Si quhej babai juaj?

Ernolda: Reshit Shahini dhe për fat të keq nuk jeton më, ka dy vite që është ndarë nga jeta.

Ardit Gjebrea: Çfarë natyre kishte babai jot?

Ernolda: Kur ishim tek nëna, mami vinte më shpesh për të na parë dhe lidhja që kishim me të ishte shumë më e afërt, më e dashur, ndërsa babi ato pak radhë që vinte të na takonte për shkak të punës ishte një natyre e mbyllur, nuk na afronte. Sado që ishte në largësi lidhja jonë me të dy prindërit, e babit ishte më e largët nga natyra e tij, nuk ishte i dashur me neve. /tvklan.al