Histori me zhurmues – Viti 1967 do të mbahet mend si një vit tragjik edhe për një tjetër arsye. Për shkak të luftës kundër fesë, prishjes së kishave dhe xhamive. Fjalimi i Enver Hoxhës më 6 Shkurt 1967 u pasua nga një artikull në gazetën “Zëri i Popullit” një ditë më vonë.

Në të shkruhej: Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë kundër ideologjisë fetare, bestytnive, paragjykimeve dhe zakoneve prapanike u prishën 2169 objekte kulti, kisha, xhami e teqe. U burgosën 217 klerikë për terror dhe disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan. Shumë kisha u kthyen në salla publike. Disa u kthyen në stalla bagëtish dhe disa u rrënuan plotësisht. Lëvizja kundër fesë u mbulua me të ashtuquajturën Lëvizja e Rinisë Ateiste. Por ajo ishte e nxitur totalisht nga shteti diktatorial komunist. I ftuar në programin “Histori me Zhurmues” me autor dhe drejtues Pandi Laçon, Dom Ernest Troshani tregoi detaje për prishjen e kishave dhe xhamive si dhe për arrestimin e tij.

Janë fakte që flasin vetë që tregojnë si u zhvillua tragjedia pas 1945-ës  kundër klerit e kishës në vendin tonë. Ne ishim të gjithë të mbledhur për të aprovuar statutin e kishës. Fjala e Mehmet Shehu atëherë ishte që të zbatohej statuti por të mos shfaqej tek populli.

Kështu kemi zgjedhur ipeshkovinjt, pa i shpallur në popull, por kisha ishte e lidhur me Vatikanin. Neni i parë i statutit thoshte: Kisha katolike shqiptare nuk mban asnjë lidhje ekonomike ose organizative me Vatikanin.

Për ta shprehur këtë qartë ne ishim të lirë të bashkëpunonim me selinë e shenjtë në formë të brendshme. Gjatë kësaj kohe unë kam qenë në kolegj dhe më pas ushtar. Kthehem në Prill të 1956-ës. Nuk ishte normale që të na çonin ushtar, por unë e mbarova dhe erdha shëndoshë e mirë”

, tregoi ai.

Dom Ernest Troshani është prifti i parë i arrestuar pas aprovimit të statutit të klerit në Shqipëri. Ai u arrestua në vitin 1963 dhe tregon se arsyeja e arrestimit ishte për “agjitacion dhe propagandë fetare”.

“Arsyeja e arrestimit ishte “agjitacion dhe propagandë fetare”. Ato kishin marë të gjitha petkat që ishin bërë nga mesha e parë deri në të fundit. E gjitha ishte çështje e brendshme

”, tha Dom Ernest Troshani.

I pyetur për lidhjen e tij me ngjarjen e vrasjes së Presidentit amerikan Kennedy, Troshani tha: “

Dëgjova lajmet e Vatikanit që dha urdhër Papa VI që të gjithë priftërinjtë e botës të ngrenë meshë. Natyrisht ishte një humbje e madhe për Amerikën dhe jo vetëm sepse Kennedy ishte presidenti i parë katolik romak. Dhe duke mbajtur meshën në kishë në ’63, më 24 Dhjetor më vunë hekurat me mandatin e ekzekutimit për revolucion kundër qeverisë. Në sallën e gjyqit ishin 4 dëshmitarë falso të shtyrë për të mbuluar pjesën e brendshme. Më fusin në dhomën e izolimit dhe një mik më thotë se duan të shpartallojnë kishat dhe xhamitë dhe më pyeti se ç’mendoj unë për ta. Unë i thashë s’dua të them asgjë tjetër veç asaj që më ka mësuar Krishti, “me fal armiqtë dhe me u lut për ata”. Këto fjalë kishin shkuar në veshin e sigurimit të lartë dhe nga pushkatim më dënuan me 18 vjet burg. Kam punuar në vende të ndryshme, por kryesisht në Spaç. Kur u prishën kishat dhe xhamitë unë isha në Laç. Prishja e kishave dhe xhamive ishte një ankth shumë i madh”tha Troshani.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al