#HistoriShqiptare #AlmaÇupi #TvKlan | Historitë vijnë nëpërmjet xhirimeve në terren, duke treguar në detaje gjithë punën e njerëzve, duke i bërë model për të gjithë ata që ndjekin këtë emision të Alma Çupit.

#gjergjluca #qytetiipeshkut

“Japonez je ti”, Françesko nga Maliqi që bën sushi: Kam pasur shumë paragjykime

Nën rrënojat e fabrikave të vjetra në Maliq, sot është ngritur “Qyteti i Peshkut” nga biznesmeni Gjergj Luca.

Një “qytet peshku” në një vend pa det siç është Maliqi, ku përgatiten pjatat më speciale.

“Histori Shqiptare” nga Alma Çupi në Tv Klan ka vizituar këtë vend të veçantë.

Françesko është një djalë 24-vjeçar nga Maliqi dhe që punon në “Qytetin e Peshkut”. Ai është mjeshtër i përgatitjes së sushit.

Alma Çupi: Kur të thanë që ti do bësh sushi, çfarë mendove?

Françesko: Në fillim të them të drejtën m’u duk pak e vështirë sepse këtu sidomos në Korçë, në Maliq, ne byrek kemi tracionalen jo më peshkun e sushin. Unë në fillim kam patur shumë paragjykime këtu, të tipit që çne ti nga Maliqi që do na bësh sushi ne këtu. Çfarë je ti? Japonez je? Por tani gjithë sekreti është te orizi, duhet ta gatuash mirë orizin, duhet të jesh shumë i kujdesshëm me orizin sepse ka shumë persona që e dinë çfarë sushi. Këtu vijnë nga gjithë Shqipëria, nga Maqedonia. Uthulla të cilën e përgatit unë duhet të ketë gramaturën e caktuar kur ja hedhim pasi e bëjmë orizin.

Alma Çupi: Si e ke mësuar?

Françesko: Nga i madhi Gjergj Luca. Kemi shkuar në Elbasan. Më ka thënë kaq: Në qoftë se ke vullnet për të punuar do ia dalësh. E dëgjova. Punova fort. Kam mësuar, jam trajnuar në Elbasan.

Alma Çupi: Ka pasur një shef kuzhine japonez mesa mbaj mend?

Françesko: Po po. Toshi, me atë kemi mësuar bashkë. Ai m’i ka mësuar të gjitha këto.

/tvklan.al