Xhuljeta dhe Pëllumb Kulla rrëfyen tek “Rudina” historinë e tyre 60-vjeçare të dashurisë që nisi si lojë mes tri shoqeve teksa shihnin 3 studentë në provim.

Sot ata janë prindër të tre fëmijëve e gjyshër, dhe kanë shumë histori të veçanta për të rrëfyer.

Rudina: Momentin e parë të njohjes suaj, e kujtoni momentin e takimit tuaj të parë?

Xhuljeta Kulla: Unë kam qejf ta thotë ky…

Pëllumb Kulla: Problemi është se ne jemi parë shumë herë. Por vonë, këto vajzat na kanë treguar se këto ishin tri shoqe në Liceun Artistik dhe ne ishim studentë të vitit të parë. Studentët e vitit të parë kanë një provim të mjeshtërisë se aktorit, që e kanë individual. Kanë etyde ku janë vetë personazhe kryesor dhe kjo vazhdon 4-5 minuta. Nxënëset e Liceut Artistik vinin ta shikonin provimin e studentëve. Dhe duke pritur të dilnin me radhë,  u lindi ideja që jemi që jemi, 16-vjeçe atëherë, zgjedhim nga një djalë në këto provimet. Lanë të parën shoqen e tyre që ishte nja 5 muaj më e madhe, ajo do të zgjidhte të parin, por nuk e dinte se kush do të dilte, hapet perdja dhe del Robert Ndrenika. Berti i mirë, i pashëm, i talentuar, dhe këto të tëra e panë me zili shoqen që fitoi dhëndrin më të mirë. Pastaj i erdhi një shoqeje tjetër, edhe ai trupgjatë. Në kohën që doli edhe ai të gjitha u mahnitën që fati po u vinte. Xhuli ishte e treta dhe më e vogla, kjo dridhej edhe më shumë se ishte fati i saj, që më pas në fakt ndodhi. Është e vërtetë, sepse na e kanë thënë të tirja. Në këtë kohë u hap perdja dhe dola unë. Atëherë ato i thanë Xhulit mos u mërzit. Kjo u mërzit…por jeta tregoi se unë isha më i miri nga të tre (qesh).

Xhuljeta Kulla: Ne e harruam këtë aventurë, mbaroi provimi i tyre dhe iku. Kur erdhëm pastaj që fituam në Institut të Arteve…

Pëllumb Kulla: Kur erdhën këto në vit të parë, ne ishim në vit të katërt. Qëlloi që Berti u lidh tamam me të ndjerën Poli dhe qëlloi që edhe ne u martuam dhe jemi bashkë.

Xhuljeta Kulla: Një çudi që…/tvklan.al