Studiuesit e huaj: Historia e pandarë nga ndikimi politik

Për historianët e huaj disa periudha në historinë shqiptare duhen riparë dhe rishkruar kjo pasi ndikimet nga politika kanë qenë të mëdhaja. Dy studies të njohur të historisë shqipe, Bernd Fitcher dhe Oliver Schmit e shohin të domosdoshëm që shumë figura historike të çmitizohen.

Bernd Fitcher: Gjatë komuzimit ishte e qartë që kishte një presion politik tek ata që merreshin me çështjet e ndjeshme siç ishte ajo Rilindjes Kombëtare, luftës, dhe sigurisht për periudhën e kohës së komunizmit.

Oliver Schmit: Politika ka ndërhyrje të madhe tek historinët, përveç atyre që punojnë të pavarur dhe sigurisht kanë një rrogë më të vogël.

Një tjetër periudhë që ka nevojë të rishikohet është ajo e Luftës së Dytë Botërore.

Bernd Fitcher: Në këto aspekte, kjo histori ka nevojë të rishkruhet. Edhe periudha e Luftës së Dytë duhet të rikonsiderohet kjo sepse presioni politik ishte mjaft i madh. Madje edhe sot ky debat është i gjallë mes partive politike, siç është data e çlirimit, a është 28ta- apo 29-ta. Kjo pa dyshim ka nevojë për një rivlerësim.

Oliver Schmit: Shqipëria nuk ka kaluar në 1 mënyrë paqësore nga sistemi komuinst në një sistem demokratik. Nuk kishte asnjë shtresë opozitare dhe ata që flisnin ishin në burg.

Dy studiuesit erdhen në Shqipëri për të promovuar librin e tyre të fundit “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë” e përgatitur së pari për lexuesin e huaj. Kjo vepër paraqitet si një përmbledhje e ndodhive dhe ngjarjeve politike shqiptare e thjeshtëzuarpër secilin lexues të pasionuar pas historisë.

Tv Klan