E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Brunilda e cila prej 19 vitesh jeton në SHBA. Ajo ka shprehur se Amerika nuk është një ëndërr, por një sakrificë. Brunilda tregon se ka studiuar për Juridik në Bullgari dhe nuk i ka munguar asgjë nga familja si nga ana ekonomike dhe ajo shpirtërore. Ëndrra e saj ishte që të bëhej një juriste e famshme në Amerikë, por nuk ndodhi kështu, ajo u bë e famshme si make-up artiste. Në SHBA ajo iku vetëm kur ishte 20 vjeçe

Brunilda: Unë punoj për “People’s magazine” , kam kapur famën, kam kapur ëndrrën, por më mori shumë vite që ta kapja këtë ëndërr dhe falë nënës sime, të shtrenjtës sime. Kur je vajzë dhe ikën vetëm, nuk ke asnjë njeri në krahë dhe nuk di se kush të të drejtojë.

Ardit Gjebrea: Ti vajte vetëm, vetëm fare?

Brunilda: Vetëm fare. Kam fituar të drejtën e studimeve, që kur isha në Shqipëri unë kam qenë një vajzë shumë e shkathët, doja të bëhesha dikushi.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke dashur të bëheshe?

Brunilda: Unë kam qenë shumë e lidhur me televizionin, kam pasur pasionin që të bëhesha gazetare, normal babi thoshte që jo, jo do bëhesh juriste, o dentiste. Fitova bursën me të drejtën time, nëna më ka mbështetur shumë. I kam të dy prindërit e mrekullueshëm, por mamin e kam engjëllin mbrojtës.

Brunilda tregon se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën dhe nuk rrinte dot pa të. Mami i saj u frikësua që vajza e saj ishte kaq shumë e ngjitur me të saqë ka shkuar dhe tek mjeku. Kur ka ikur në Bullgari për studime ishte një dramë e vërtetë, e ëma e merrte atë 10 herë në telefon.

Brunilda ka ardhur posaçërisht nga SHBA për t’i bërë surprizë së ëmës dhe tezes që ka pirë qumësht nga gjiri i saj. Tezja dhe mamaja e saj janë binjake. Tezez i ka vdekur bashkëshorti dhe Brunilda dëshiron që t’i plotësojë asaj dëshirën për të shkuar në Amerikë. Pasi vijnë në studio dy motrat binjake, mbesa i thotë tezes se i ka prerë biletën për Amerikë. /tvklan.al