I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Leka Smaci 61 vjeç, babai i dy fëmijëve madje është bërë edhe gjysh. Leka ka jetuar nga viti ‘92 deri në vitin ‘94 në Greqi. Aty ai punoi dhe mendoi të rikthehet në vendin e tij të investojë në prodhimin e nallaneve, asokohe një sipërmarrës grek i siguroi tregun. Leka prodhoi nallane deri në vitin 2002 më pas sipërmarrësi grek u tërhoq.

Leka ka shpenzuar 170 milion lekë për të ndërtuar objektin dhe për ta kompletuar me makineritë që duhen në prodhimin e nallaneve. Ai thotë se sot disponon material sa të prodhoje 10 mijë palë nallane, por problemi i tij është se nuk gjen treg për t’i shitur. Vjen sot ne studio për të rrëfyer këtë pasion por edhe këtë investim që është ngritur me shumë mund e djersë.

Leka shprehet se prodhimin e nallaneve e ka pasion dhe nuk do heqë dorë derisa të vdesë. Pas vdekjes së tij e ka porositur të birin që ta mbyllë. Ai shpreson që një ditë njerëzit do kthehen tek gjërat dhe modelet e vjetra dhe do të ketë treg për prodhimin e tyre. /tvklan.al