Këtë të enjte, “Doktor Plastik” në Tv Klan sjell historinë e Danielit. Një djalë i ri nga Lushnja, i cili do të bëjë një operacion të thjeshtë veshësh. E veçanta e tij është se është frikacak.

Aq i madh, saqë gjatë konsultës me doktorin e Klinikës Da Vinci, bën të gjitha pyetjet e gabuara.

Operacioni në Klinikën Da Vinci do t’i ndryshojë pamjen, por edhe do t’i rrisë vetëbesimin. Në fund do të ketë edhe një surprizë për të, takimin me vajzën e ëndrrave të tij. Si do të shkojë historia e Danielit?

Të enjten ora 23:30, ndiqni historinë e Danielit në Doktor Plastik në Tv Klan! /tvklan.al