Nicki Minaj dhe Lewis Hamilton nuk po bëjnë asgjë për t’i dhënë fund thashethemeve që po qarkullojnë kohët e fundit.

Disa javë pas pjesëmarrjes në Javën e Modës në New York, çifti ka flirtuar hapur në rrjetin social, Instagram.

Mbrëmjen e së premtes, 35-vjeçarja postoi një video, ku shfaqej e veshur me një bluze të shkurtër dhe të mbathura të kuqe, duke kërcyer e duke luajtur me flokët.

Ylli i Formula 1, që më parë ka qenë në një lidhje me këngëtaren Nicole Scherzinger dhe modelen Winnie Harlow, reagoi shpejt ndaj kësaj videoje, duke e pëlqyer.

Komenti i Nickit,

@lewishamilton Oh hey”,

mori qindra përgjigje nga fansat, të cilët ishin të dëshpëruar për të mësuar nëse ata ishin zyrtarisht çift.

E dija”,

shkruajti një, ndërsa një tjetër tha:

“Mbretëreshë konfirmove që ky është djali i ri? Ai është shumë i lezetshëm”.

Nicki Minaj, e ftuar te “The Ellen DeGeneres Show” la të kuptohet se ka hyrë një person i ri në jetën e saj.

Reperja dhe “asi i garave” dukeshin shumë të afërt, ndërsa pozonin sëbashku në festën “TommyXLewis Launch Party”./

tvklan.al