Një grua 41 vjeç nga Tirana është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka ndarë me publikun historinë e martesës së saj me një burrë nga komuniteti rom. Ajo ka treguar se pas 1 muaj e gjysmë që e ka njohur vendosi të martohej. Pas martese nuk ishte ashtu siç ajo e priste, familjarët e ish-bashkëshortit nuk e donin, e rrihnin dhe dhunonin vazhdimisht. Ajo lindi tre fëmijë me të, por jeta iu bë e pamundur.

Edhe burri i saj filloi të sillej keq me të dhe të bëhej shumë xheloz. Në shtatzëninë e tretë ajo tregon se nuk kishin as bukë të hanin. Gjatë këtyre viteve, gruaja është detyruar që të mblidhte hashash në Lazart që të siguronte bukën e gojës dhe të pajiste shtëpinë me gjërat më të domosdoshme.

41-vjeçarja: Pasi linda fëmijën e tretë, filluan konfliktet me burrin, nuk punonte, kam ndenjur dhe pa bukë kur kam qenë shtatzënë në fëmijën e tretë. I thoja ik puno sa për të ngrënë unë bukë thatë. Nuk ka punë thoshte, i thoja për të gjithë ka, vetëm për ty nuk ka? Unë i thoja punoj vetë, por nuk mundem se jam shtatzënë. Aty vjen mami më ndihmon, gjithmonë me pensionin e saj, pak sa për fëmijët e mi. Linda fëmijën e tretë, dola në punë, punoja në një shtëpi, pastroja. Domethënë ku më thërrisnin, në çdo punë kam vajtur. Filloi xhelozia tek burri, por shumë xhelozi. Merrte thyente gjëra. Komplet gjithë plaçkën e shtëpisë që e kisha blerë vetë, kisha punuar edhe aty ku nuk duhej punuar, me hashash.

Mirela Milori: Në Lazarat?

41-vjeçarja: Po, kisha vënë plaçkën e shtëpisë dhe ma theu komplet, vetëm nga xhelozia e tepër që kishte. Të thuash që pinte, nuk pinte, nuk e vinte alkoolin në gojë. Erdhi dita i thashë pse më shkatërron, do i vijë fundi lidhjes, nuk do pyes as fëmijë, do i marrësh në qafë fëmijët dhe qaja. Mora dy fëmijët e vegjël se djalin e madh e kam 21 vjeç dhe ika tek mami. Edhe tek mami nuk donte të më linte, kam ikur me forcë atë ditë. Ndenja 20 ditë dhe erdhi ky, mu lut në gjunjë, nuk e pranova.

Mirela Milori: Pse nuk e pranove kaq e lodhur ishe?

41-vjeçarja: Isha shumë e lodhur sepse ai kishte bërë disa gjeste dhe disa llafe ato 20 ditë që unë ika në Tiranë, burri 20 vite martesë t’i thotë gruas ato llafe, ato poshtërsira që unë nuk i kisha në karakter Mirela. I thashë me çfarë fytyre vjen këtu dhe më thua hajde, unë nuk jam në nusja jote i thashë./tvklan.al