Kanë kaluar më pak se 2 muaj, kur zv.Presidentja e “Fundjavë Ndryshe”, Emina Cunmulaj dha lajmin se do të merrte përsipër realizmin shtëpisë për familjen Poçi. Prej atëherë është punuar intesivisht me qëllim që familja të mos e kalojë më dimrin në çadër. Dhe sot, teksa punimet janë drejt përfundimit, për familjen do të jetë një jetë e re.  Arben Poçi jeton në fshatin Hotolisht, në Librazhd; së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët. Prej kushteve shumë të rënda ekonomike, ata jetonin në çadër.  Arbeni e kishte shumë të vështirë të kujdesej për familjen e vetë, pasi ishte i pamundur për të punuar.  Një incident në moshën 2-vjeçare i solli dëmtimin e njërës dorë. Pavrasisht kësaj çdo ditë ai dilte të mbledhte bimë medicinale, por paratë e mbledhura nga shitja e tyre nuk mjaftonin për të ushqyer fëmijët. E aq më pak të siguronin të ardhurat për të realizuar ndërtimin e shtëpisë.  Sapo u njoh me rastin, krahas punimeve për banesën e re, “Fundjavë Ndryshe” i ka qëndruar pranë familjes për çdo nevojë të tyre.