Historia e fundjavës – Apele urgjente per te shpetuar jete femijesh te semure!



Historia e fundjavës – Apele urgjente per te shpetuar jete femijesh te semure!

20:30 13/12/2020

Familja Zyko jeton ne Selce, nje fshat 1 ore larg Pogradecit. Dimrin e shkuar, kryefamiljari humbi jeten, ndersa po shkonte ne qytet per te blere ushqime per familjen. Ai pesoi nje infarkt, si pasoje e te ftohtit dhe la pas 4 femije jetime, 3 vajza dhe 1 djale. Familja beri apel per ndihme, pasi pas humbjes se babait nuk kishin asnje mundesi per te jetuar. Ne fshat nuk kishte asnje mundesi pune, ndersa shtepia ishte duke u rrezuar. Pasi Fundjave Ndryshe publikoi apelin e tyre, nje bamires kontaktoi familjen dhe i vizitoi nga afer. Ai i dhuroi familjes Zyko nje shtepi te re. Fundjave Ndryshe i mobiloi shtepine e re familjes Zyko dhe tashme do te jene gati per te nisur nje jete te re.







Të ngjashme