Joeli, vetëm 3 vjeç vuan nga tumori në sy, i cili edhe pse u kap në kohë, i ka prekur trurin, ndërsa në njërin prej syve ka humbur plotësisht shikimin. Gjendja e tij është shumë delikate. Mjekët kanë bërë me dije qe ndërhyrja qe i duhet kushton 25.000 euro. Familja nxorri çdo gjë në shitje, por përsëri nuk mundi të mbulojë shpenzimet për operimin e djalit. Se fundmi bamiresit mblodhen shumen e nevojshme per Joelin dhe para pak ditesh ai u nis per ne Turqi, ku do ti nenshtrohet nje nderhyrje per te shpetuar.

Kryefamiljari i familjes Rrushiti, Rexhepi humbi jetën në një galeri kromi. Ai la pas tre fëmijë jetimë dhe gruan e tij. Të gjendur vetëm në një shtëpi të shkatërruar, pa ushqim, pa të ardhura dhe me dhimbjen e humbjes së babait në zemër, ata bene apel dhe kerkuan ndihmën e të gjithë shqiptarëve. 

Dje ne ishim prane tyre ku inaguruam shtepine e tyre te re, e cila u ndertua nga e para. Tashme familja Rushiti mund te jetoje ne nje shtepi me kushte normale.