Pas Xhesit nje tjeter vogelushe ktheher ne Shqiperi me lajmin e mire se operacioni perfundoi me sukses: Kjo eshte Alesia Rrapo.

Alesia jeton në Këlcyrë. Ajo vuan nga një problem i këmbëve, dhe nuk mund të ecë normalisht. Familja e saj, në kushte të vështira ekonomike e kishte të pamundur ta trajtonte. Fundjavë Ndryshe mori përsipër rastin, dhe vendosi ta dërgonte në Turqi për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale. Edhe pse pati disa komplikacioni, operacioni i Alesias rezultoi i suksesshëm, dhe ajo u kthye pranë familjes së saj.