Adriana Shaholli, u vra dy vjet më parë nga bashkëshorti i saj. Ajo la pas 6 fëmijë jetimë, në një banesë të mjerueshme dhe pa të ardhura. 

Fundjavë Ndryshe u njoh me rastin përmes mediave dhe ju siguroi atyre mbështetje të menjëhershme. Në pak muaj u ndërtua një shtëpi e re për ta. Pranvera është vajza e madhe e 6 fëmijëve. Ajo bashkë me vëllain e saj, punojnë nga dy punë dhe kujdesen për motrat më të vogla. 

Në përfundim të ciklit të mesëm të studimeve, Pranvera kishte vendosur ta linte shkollën, për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për shkollimin e motrave më të vogla. 

Fundjavë Ndryshe vendosi të paguajë një bursë studimi në UET, në degën që ajo ëndërronte.