Historia e fundjavës – Premtime të mbajtura dhe apel për të ndihmuar këngëtaren Luljeta Përbasha!


Historia e fundjavës – Premtime të mbajtura dhe apel për të ndihmuar këngëtaren Luljeta Përbasha!

20:33 11/10/2020

Është diçka e ditur tashmë që Vjeshta shoqërohet me virozat e stinës. Megjithatë, duke qenë në kohë pandemie, edhe një herpes mund të hedhë dyshimet se dikush mund të jetë prekur nga Covid. Pavarësisht se rasti nuk ishte i tillë, moderatorja e “Histori e Fundjavës”, Mirela Milori, për të qenë sa më transparente me publikun e pyeti Arbër Hajdarin nëse ishte i sëmurë me virusin. Drejtuesi i Fundjavë Ndryshe tha se e kishte bërë testin dhe kishte rezultuar negativ dhe se herpesi ishte thjeshtë pasojë e një ftohjeje.

Mirela Milori: Dua të qartësoj me ty, sepse dukesh në ekran që ke një si herpes. Je i pamundur? Je i sëmurë? Çfarë ka ndodhur me ty?

Arbër Hajdari: Jam pak pa qejf, shyqyr Zotit kam dalë negativ.

Mirela Milori: Nuk je me Covid domethënë?

Arbër Hajdari: Jo nuk jam me Covid, kam dalë negativ, por sidomos dhe kjo koha tani, besoj duhet të jem ftohur.

Mirela Milori: Domethënë problemi që ke këtu është thjeshtë herpesi, nuk ka ndonjë problematikë. Është herpes, nuk është Covid.

Arbër Hajdari: Jo, i kemi marrë masat.

Mirela Milori: Dakord që të jemi sa më transparentë.

Arbër Hajdari: Por kjo nuk ka fuqi që të na pengojë për të ecur me proceset e Fundjavës.

Mirela Milori: Jo jo proceset vazhdojnë, por në kuadër të transparencës së shtëpive, të fondeve të të gjithave, duhet edhe kjo transparencë.

Arbër Hajdari: Patjetër që po./tvklan.al












Të ngjashme