Historia e gruas që hante një kuti çokollatash brenda ditës, tregon si i ndryshoi jeta përgjithmonë



Historia e gruas që hante një kuti çokollatash brenda ditës, tregon si i ndryshoi jeta përgjithmonë

14:35 13/04/2021

Një mama që hante një kuti të tërë çokollatash çdo ditë gjatë bllokimit, ka rënë pesë madhësi veshjesh pasi ka frenuar varësinë e saj nga sheqeri. Natalie Willis, 44 vjeç e përjetoi shumë keq bllokimin nga pandemia kështu që vëmendja e saj u përkushtua vetëm ndaj ëmbëlsirave.

Humori i saj u përkeqësua më shumë edhe nga dhimbja kronike e shkaktuar nga fibromialgjia, e cila i shtonte asaj dëshirën më shumë për të ngrënë. Natalie, nga Moulton, Northamptonshire vazhdoi të hante derisa pesha e saj nuk ishte më normale, kështu filloi të bënte një ndryshim.

Ajo filloi të ndiqte një dietë me pak karbohidrate dhe të bënte ushtrime të lehta, por sërish ishte në luftë me dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira. Kështu Natalia zbuloi një shkop me aromë vanilje e cila mashtronte trurin e saj. Ajo do të nuhaste shkopin për vetëm dy minuta, gjë që mund ta bindte mendjen se kishte ngrënë sheqer duke mposhtur varësinë e saj. Tani 44-vjeçarja ka humbur aq shumë peshë sa mund të veshë fustane me madhësi 5 herë më të vogël se dikur.

“Unë jam dobësuar njësoj siç kam qenë në moshën 17 vjeç tani dhe ndihem e mahnitshme. Gjatë bllokimit, unë isha e sëmurë me fibromialgji dhe çdo ditë që kalonte nuk doja që të jetoja. Thjesht e urreja veten. Unë isha në gjendje të haja një një kuti të plotë me çokollata dhe ishte shumë e vështirë për mua të ndaloja. Kur u diagnostikova me fibromialgji, vendosa që të kujdesesha për veten time”, është shprehur Natalie.

Natalie tani po planifikon të ndihmojë të tjerët në udhëtimin e tyre të humbjes së peshës duke u bërë një trajnere personale dhe shëndetësore.

“Miqtë dhe familja ime kanë vërejtur një ndryshim të madh tek mua që nga fillimi i udhëtimit tim. Ata nuk mund ta besojnë ndryshimin tim dhe janë shumë krenarë për mua. Tani dëshiroj që t’i përkushtohem dhe të ndihmoj njerëz të tjerë që kanë pasur problemin tim”, ka përfunduar 44-vjeçarja. /tvklan.al







Të ngjashme