E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Mevladie Hajdarasi, 52 vjeç e cila jeton në fshatin Drithas të Libonikut, në rrethin e Korçës.

Është nënë e 5 fëmijëve, të cilët tashmë janë të rritur, përkatësisht i madhi 33 vjeç, të tjerët 30, 27, 24 dhe 20 vjeç. Mevladia ka pasur probleme me babain e fëmijëve të saj, i cili prej 8 muajsh nuk jeton më. Ata kanë jetuar në Skrapar në fillimet e martesës së tyre, më vonë u vendosën në fshatin Drithas. Por marrëdhënia e tyre ka pasur shpesh probleme. Ai nuk punonte dhe ishte i dhunshëm, ndaj janë divorcuar para 10 vitesh. Babai i fëmijëve të saj, u largua me urdhër mbrojtje.

Vitet e fundit të jetës, ish-bashkëshorti i kaloi në depresion dhe djali i madh i Mevladies i shkoi të atit pranë dhe edhe tani pas vdekjes së tij, vazhdon të jetojë në Skrapar, ndërsa katër fëmijët e tjerë vijojnë të jetojnë me Mevladien, veç njërit prej tyre, i cili ka ikur të punojë jashtë. Përpara 10 vitesh, Mevladia dhe i biri punonin tek dikush në fshatin Drithas. Tek i njëjti njeri i cili kishte në pronësi shtëpinë, ku jetojnë edhe sot. Kur është blerë shtëpia në Drithas, Mevladia nuk ishte në dijeni kur kanë bërë dokumentet e shtëpisë.

Pronari i shtëpisë u ka sjellë vazhdimisht probleme. Sipas Mevladies, zotëria në fjalë kishte marrëdhënie jashtëmartesore. Dhe në telefonin e tij, i ruante kontaktet e femrave të tjera me emrin e Mevladies. Problemet dhe sherret kanë nisur që këtu. Gjithashtu, lekët që duhet t’i jepte Mevladies si shpërblim për punën e pastrimit që bënte, nuk ia ka dhënë asnjëherë dhe pse ishte ai që e mori në punë. Ky njeri sillej gjithmonë e më keq ndaj familjes së tyre.

Mevladie: Pasi erdha në Korçë fillova të punoj në fushë dhe me ato mundësi që kisha, fillova të mbaj fëmijët. Filloi dhe djali punë në një sharrë aty, i dyti rrite roje në një vilë. Kur vija, punoja me djalin e tretë në një ish-fshatar, pastronim jonxhe fillimisht. Tek jonxha dilte një bar i verdhë dhe atë do ta qëroje fije-fije, unë nuk kisha syze atëherë dhe kur vinte ai e shikonte. Unë mundohesha ta bëja punën siç duhej po prapë ngelet ajo. Gjatë rrugës që na çonte në shtëpi me karrocë, thoshe nuk e keni bërë punën mirë, ti je qore, me një fjalë më ofendonte. Unë vritesha në shpirt, e dija që nuk shikoja mirë, por kur i kam thënë një herë ish-bashkëshortit, ai më tha ehu do merrem unë me ty tani.

Pas disa muajsh u bëmë një grup në fshat dhe punonim. Iknim në orën 8 e vinim në orën 4 e bënim punë bujqësie. Në vitin 2012 në Shtator, djali i madh ka filluar punë tek biznesi i këtij personi, tek lopët në një stallë që shërbente. Ka qëndruar rreth 2 vite e gjysmë djali atje dhe ky e shikonte që kisha një shtëpi të vjetër, unë e laja dhe e lyeja por sado e vjetër ngelej.

Mevladie tregon se kur burri e bleu këtë shtëpi, nuk i vendosi emrin si pronare, por vetëm djalin e madh duke patur kështu probleme me pronësinë. Në vitin 2016 ajo i bleu shtëpinë pronarit ku ajo punonte së bashku me djalin.

Mevladie: Djalit të madh do ia lija shtëpinë e parë që të krijonte familjen e vetë. Pronari kishte një shtëpi që e kishte blerë nga e motra dhe ia blemë ne. E blemë një pjesë të Lekëve ia dha djali një dorë dhe një pjesë tjetër kur të bënim letrat. Pas kësaj më mori tek puna, aty tek djali, laja, fshija, pastroja kur rrinte bulmeti dhe stallat ku rrinin lopët. Djalit i jepte 200 mijë Lekë, kurse mua ma premtoi që do më jepte 50 mijë Lekë, por nuk mi dha kurrë.

Në Prill të 2017 djali i tretë iku në Itali, e mori i vëllai dhe duke punuar po mblidhnin Lekë. Më thanë, mami sikur ta fillojmë ta riparojmë atë banesën? I thashë po të jeni të gatshëm edhe unë e gatshme jam. Foli djali me këtë zotërinë në telefon dhe ai i tha dakort jam, pra do më ndihmonte në ardhjen e materialeve që do ndërtohej, të gjente një usta se ai kishte shoqëri dhe i njihte. Na ndihmoi, e ngritëm këtë shtëpi brenda një muaji. Në vitin 2018 filluan mosmarrëveshjet me këtë pronarin dhe nuk e kuptoja në fillim pse. Më pas zbulova se vinte vonë në punë në mëngjes dhe pengonte djalin nga shkolla e mesme, djali ikte në shkollë donte 2 mijë Lekë për ditë.   

Mevladia tregon se një ditë i ra telefoni pronarit dhe shikon emrin e saj shkurt edhe e njofton. Po ashtu ndodhi dhe një ditë tjetër. Po i njëjti person ku ishe i shënuar me emrin e saj, i ra në telefon dhe Mevladia e pa dhe e pyet. Si ka mundësi të ndodhë kjo sepse telefoni im është i fikur dhe pronari e kërcënon duke i thënë këtë që the tani mos ja thuaj kujt sepse e di ku i ke djemtë në Itali dhe unë kam njerëz aty.

Kur takon një ditë Mevladia gruan e tij, ajo i thotë pse e le burrin të dalë nga puna dhe të shkojë lule më lule dhe Mevladia i thotë që është burri i saj dhe nuk ka pse ndërhyn në punët e tyre. Gruaja e tij i thotë atë shtëpi që morët, nuk keni për ta gëzuar.

Mevladie tregon se gruaja e tij u dogj me ujë të nxehtë në këmbë dhe u shtrua në spital, ndërsa pronari i saj kishte blerë një makinë e kishte mbushur me femra dhe i kishte çuar në shtëpinë e tij. Këtu filluan dhe grindjet mes tyre, pronari nuk shkonte fare tek puna, kjo dhe djali kishin shumë ngarkesë dhe nuk ia dilnin dot. Kur Mevladia i ka thënë që do lejë punë, ai e ka kërcënuar tek fëmijët e saj. /tvklan.al