Një grua e cila u qëllua në kokë gjatë masakrës në Las Vegas ka lënë spitalin, pasi mjekët thanë se shërimi i saj ka qenë një mrekulli. Jovanna Calzadillas nga Arizona do të kthehet në shtëpi me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët.

Duke mbërritur në një konferencë për shtyp të mërkurën në një karrocë me anën e djathtë të palëvizshme, ajo buzëqesh dhe përshëndet gazetarët ndërkohë që e ndihmuan të ulet para kamerave.

Duke refuzuar në mënyrë të sjellshme për t’iu përgjigjur pyetjeve ajo nis të lexonte një deklaratë të vetën të shkurtër.

“Më 1 tetor, një pjesë e imja ndryshoi atë natë”

, tha ajo.

“Edhe pse nuk do të jem e njëjta Jovanna, do të kthehem fuqishëm”.

Në natën e vrasjes më makabër në historinë moderne të Uashingtonit, nëna 30-vjeçare dhe burri i saj, Frank, një oficer policie, po festonin rikthimin e Frank nga shërbimi i tij në Afganistan./tvklan.al