E ka gjetur dashurinë e jetës nëpërmjet një gazete. Kjo është historia e zonjës Lumturie, e cila e ndau sot në nëpërmjet një telefonate në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan. Ajo ka treguar se si reality show ‘Love Island Albania’ i ka sjellë në mendje asaj historinë e njohjes me bashkëshortin.


“Unë jam Lumturia nga Tirana, jam njohur para 20 vitesh. Atëherë ka qenë gazeta ‘Intervista’, unë e kam bërë njohjen nëpërmjet kësaj gazete ka qenë ‘vajzat kërkojnë djemtë dhe djemtë kërkojnë vajzat’. Unë e lexoja çdo të shtunë, çdo javë bëja takim me disa nga ajo gazetë dhe përzgjidhja. Kam bërë 20 intervista, nuk kishim as telefon dhe hiqnim të zinjtë e ullirit duke shpenzuar lekë, kur kishte telefon në lagje. Kam qenë shumë selektive, nuk i çmoja tek takimi i parë. Unë e kisha fiksim nga jugu, më mori në telefon dhe natën e Vitit të Ri u takuam për herë të parë. Në 12 të natës isha me familjarët e mi, kam bërë sikur po takoj një shoqe dhe jam shkëputur. Ai erdhi nga jugu dhe kemi bërë puthjen e parë në 12 të natës, pa e takuar asnjëherë, thjesht një muaj telefonatë.

Zëri i tij edhe sot ashtu është, më 14 shkurt në Shën Valentin u fejova, vura edhe unazën, pa ceremoni. Ndërsa me 7 mars në festën e mësueses, se jam edhe mësuese, kam bërë martesën, kjo ka qenë martesa ime. Për 3 muaj i kam bërë të gjitha. Për vit të ri kam dashur dhuratën e parë dhe ashtu ma solli Zoti, dhuratë vajzën. Kemi shumë nostalgji për takimet e para, dhe kur shihja çiftet mbrëmë, shumë mirë që kanë kurajo dhe dalin aty”./tvklan.al