Në nëntor  të 2021-it, Kayla Simpson u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte dhimbje të forta barku. Familjarët e saj mendonin se ishin kriza të menstruacioneve, por në fakt e vërteta ishte totalisht befasuese.

Asokohe 20-vjeç, Kayla solli në jetë fëmijën e saj të parë. Rrëfimin e pazakontë ajo e ka bërë përmes një videoje e cila u bë virale në Tik-Tok ku shpjegon se nuk e kishte ditur për 9 muaj me radhë se kishte një bebe në bark. Kjo pasi dhe menstruacionet  e saj kishin qenë të rregullta.

Duke e cilësuar si “shtatëzani të panjohur”, ajo thotë se nuk kishte pasur kurrë asnjë simptomë të tipit: marrje mendsh, të vjella, oreks apo goditje në bark nga fëmija.

Padyshim që pjesa më e madhe e atyre që panë videon janë të tronditur dhe madje disa vajza shprehen të frikësuara në komente se një fenomen i tillë mund t’ju ndodhë dhe atyre.

“Si u bëra nënë brenda 15 minutash” titullohet historia e saj, të cilën vendosi ta ndajë me miliona njerëz. 

E emocionuar, 23-vjeçarja kujton momentin kur teksa mjekët i bënin ekografinë për të parë mos kishte ciste apo apandesit dhe në monitor u shfaqën shenja të dy këmbëve të vogla. Vajza e saj Madi, erdhi në jetë në formën më suprizuese. “U trondita kur pashë ato dy këmbë të vogla”, thotë e reja.

“Gjatë shtatëzanisë kisha humbur 30 kile, kisha bark të sheshtë dhe periodat më vinin çdo muaj. Madi ka lindur plotësisht e shëndetshme dhe pa asnjë problem”, thotë ajo.

Ndërsa shtatzënitë e fshehta janë të pazakonta, ato të cilat finalizohen me një lindje normale janë ende më të rralla.  Sipas mjekëve, afërsisht 1 në 475 gra nuk e kuptojnë se janë shtatzënë deri në pesë muajt e fundit të shtatëzanisë dhe vetëm rreth 1 në 2500 përjetojnë të njëjtën gjë si Kayla.

Ndërsa nga ana tjetër shumë ekspertë shëndetësore shprehen se gratë shtatzëna mund të përjetojnë gjakderdhje të herëpashershme, por është e pamundur që ato të kenë periudha menstruale normale.  

Disa gra shtatzëna humbasin peshë për shkak të të vjellave, por 30 kilogramë është një shifër e pabesueshme.

TikTok viral i Simpson ka intriguar gjithashtu gratë që thanë se situata e saj dukej ideale.

“Ëndrra ime është të kem një shtatzëni të fshehtë”, ka shkruar një komentues.

Në fillim të këtij muaji, lojtarja e WNBA, Ruthy Hebard, ndau po ashtu përvojën e saj me një shtatzëni të fshehtë, edhe pse ajo e kishte mësuar të sajën më shpejt, pas rreth 5 deri në 6 muajsh.

Tashmë shtatzënitë e fshehta nuk janë diçka për të cilën njerëzit duhet të shqetësohen, sepse ndodh dhe nuk ka asgjë të keqe.  Megjithatë disa ekografi në rast dyshimesh, janë të domosdoshme./tvklan.al