Në orët e para të mëngjesit të 20 Dhjetorit të vitit 2014, Serxho Martiniani udhëtonte bashkë me mikun e tij me motor kur u përplas me trafikndarësen në autostradën Tiranë – Durrës. Në këtë aksident tragjik, humbi jetën 19 – vjeçari Atjon Zhiti.

Ndërsa Serxho, i cili drejtonte motorin mbeti i dëmtuar rëndë. Pas disa operacioneve dhe 3 muaj në koma, ai u zgjua sërish, por që prej asaj kohe i riu lëviz në karrige me rrota.

Sot, i ftuar në studion e programit të pasdites “Rudina”, në Televizionin Klan, për Rudina Magjistari dhe publikun e gjerë, 25 – vjeçari rrëfen për herë të parë aksidentin tragjik, njohjen e tij me Atjonin, përballjen me drejtësinë, vështirësitë me të cilat u përball pas ngjarjes së rëndë dhe luftën e tij të vazhdueshme për të bërë përpara.

Si ka ndryshuar jeta jote?

“Mendo sikur të të zerë gjumi sot dhe të zgjohesh në mëngjes i fashuar kokë e këmbë. Që nga fillimet u ambientova me pavarësinë, kur kam ardhur në fillim kam qenë sot e kësaj dite me mamin në krahun tim, me ndihmë, me gjithçka. Është shumë e re për t’u marrë me mua. Shumicën e gjërave i bëj vetë, përpiqem të jem i pavarur”.

Si e mban mend aksidentin tragjik? Çfarë mban mend?

“Mbaj mend zero nga aksidenti. Ishim një grup shoqëror dhe ajo ka qenë një ndër netët më të bukura. Shumë të gëzuar, një grup i mbledhur padashur, sepse do të nisesha me të dashurën time për Krishtlindje. U bëmë një grup dhe u mblodhëm. Ndenjëm deri nga ora 4. U zgjova në spital, pashë mamin dhe më thanë doktorët që kam bërë një aksident me motor. Ma mbajtën larg lajmin për ndarjen e shokut nga jeta. Ishim shokë. Kam patur 4-5 takime me të dhe kanë qenë të gjitha goditëse. Ishte çun i bukur, të jepte pozitivitet, i gjallëronte shumë të tjerë. Jemi mpleks nga 2 shokë të mitë të ngushtë. S’kishim futur asnjë pikë alkooli në gojë. Ne jemi nis rreth orës 4 – 5, errësirë totale, Ationi kishte qejf dritën e diellit, orar i energjishëm”.

Momenti i parë i zgjimit, çfarë mban mend?

“Momenti i zgjimit ka qenë mami, ka që ka ardhur e vetme në Gjermani, nuk me jepnin shpresa se do çohesha. Mami me ka mbajtur si çdo nënë larg problemeve më të mëdha. Kur erdhi im atë në Gjermani më tha për shokun tim, atëherë e mora vesh. S’më kishin treguar për këmbët, që s’mund t’i lëvizja. Thirra doktorin e repartit për ta pyetur për disa gjëra. I thashë të çohem… por gjermanët siç janë të sertë, doktori m’u përgjigj: Ti do jesh në karrocë me rrota për të paktën 10 vjet.

serxho

Ndaj teje ka një proces gjyqësor, për çfarë akuzohesh?

“Unë akuzohem se i gjithë aksidenti ka ndodhur për fajin tim. Unë jam bërë copë-copë dhe nuk mbaj mend asgjë nga aksidenti. Im atë më ka shpjeguar gjithçka. Është e paimagjinueshme që një motor të përplaset me një bllok betoni. Ekspertiza është në interesin tim, unë i kam mbledhur të gjitha bashkë. Ishte autostrada Tiranë – Durrës, atje nuk ka asnjë pikë frenimi. Do e marr titullin e pafajësisë time. E dimë të gjithë që nuk të vlen ekspertiza, dokumentet… me gjyqin është marrë im atë, e dimë se kush e ka fajin për këtë. Mund t’i kishte ndodhur kujtdo, por thonë ja, çun i ri, shkaktoi aksidentin.

Aty nuk ka asnjë pikë frenimi, aksidenti ishte i paparalajmëruar. Ka dalë përpara një pengesë ndarëse dhe vendi aty, kantieri i ndërtimit, pa u futur në detaje gjyqësore. Nuk di të përmend shifra si im atë. Pikësëpari nuk duhet të ketë bllok betoni dhe sinjalistika t’i japë drejtuesit të mjetit të dhëna se aty po bëhen punime, 680 metra përpara. Sinjalistika ka qenë 30 metra. Ndryshim i madh. Këto janë me ligj, nuk është këshillë që po e them unë, por e thotë Kushtetuta. 

Unë motorin e kisha mjet transporti nga pika A në pikën B. Unë nuk jam i apasionuar pas shpejtësisë. T

ani eci me 20 km në orë, por nuk kam më besim te rruga dhe sinjalistika. J

am i pafajshëm. Në rrugët tona mund të gjesh vdekjen nga momenti në moment. Ne

 keni qenë me kaska, me doreza si për dimër, 20 Dhjetor, ditët më të ftohta.

15416933_1410427588977126_437570928_n

Ndërkohë, në rrëfimin e tij, Serxho tregon edhe përpjekjet e familjes së tij për ta shpëtuar, sakrificat dhe vështirësitë me të cilat është përballur deri më sot…

“Kam qenë në koma. Familja ka bërë një punë shumë të madhe. Im atë sapo kishte hequr patericat, ka vrapuar për të marrë një firmë që unë të shkoja në Gjermani për t’u kuruar. Operacionet më të forta i kam kaluar në gjendje kome. Mami më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës, nuk jepnin shpresë që unë do të jetoja. Nga 15 operacione, 10 kam bërë në koma, i pavetëdijshëm. Kur jam çuar, kam bërë pjesën tjetër”. 

Sapo hipa në karrocë nuk qëndroja dot dhe qaja. Kam qenë 40 kilogramë e pak. Njerëzit kur vinin bënin fytyrë të çuditshme, kur më shikonin tromakseshin.

Kam bërë stërvitje dhe rikuperimi do vijë. Ka qenë dhe shtytja e prindërve familjes që të bëja fizioterapi, stërvitje.

Serxhio falenderon dhe ata të cilët dhanë kontributin e tyre dhe iu gjetën pranë në momentet më të vështira.

“Më 15 Janar, kur hapa Instagramin, i bëra thirrje shokëve të mi më të afërt, të më ndihmonin. Spitali privat kishte shifra marramendëse. U çova në darkë dhe pashë në të gjitha faqet e mundshme, një reagim të madh. Më ndihmuan të gjithë, nga Kosova, Shqipëria, Gjermania… edhe njerëz nga shkolla fillore. Shikoja mbiemra nga të fillores. Bëni mirë se do gjeni mirë! I falenderoj të gjithë nga i pari tek i fundit. Kam listën e bankës me të gjithë emrat e tyre. Bënin një derdhje dhe pas 3 ditësh bënin një tjetër për të ndihmuar.

E ardhmja e 25 – vjeçarit?

“Të ardhmen tim e shoh në biznesin tim familjar.

Studioj Administrim Biznesi. Familja ime ka 20 vjet që merret me tregti. Do doja te kisha biznesin tim. Shkollën për atë punë do e bëj”.

 

/

tvklan.al