

Historia e Steve Jobs/ Babai mizor të bijës: Ti mban erë si një tualet!
Kjo është historia e një babai të munguar, i cili refuzonte të paguante më shumë se minimumin e mundur për mirëmbajtjen e vajzës së tij, për të cilën, pavarësisht provës së ADN-së, mohonte me forcë atësinë.
Ky burrë ishte themeluesi i Apple, Steve Jobs, i cili vlente 158 milionë paund në atë kohë. Por pavarësisht pasurisë, Steve refuzoi për vite më radhë të paguante një qindarkë për fëmijën e tij të parë, Lisa. Ai pretendonte se ishte steril dhe se ish-partnerja e tij flinte me të tjerë. Madje edhe kur rezultati i ADN-së vërtetoi që Lisa ishte e bija, ai sërish refuzonte ta besonte. Këtë histori e tregon Lisa, 7 vjet pas vdekjes së mjeshtrit të Apple, duke e ekspozuar edhe një herë si "babain e neveritshëm". Në librin e botuar në Vanity Fair, ajo e përshkruan të atin si një burrë që nuk ishte bujar me paratë, ushqimin apo fjalët, pavarësisht pasurisë që kapte vlerën neto 7.8 bilionë Paund.
"Ti mban erë si një tualet!".
Ajo ka shkruajtur në libër edhe për takimet e para me Steve Jobs, atëherë kur ai ende refuzonte atësinë, por paguante 500 dollarë në muaj suport për fëmijën, vetëm se e kishte urdhëruar gjykata. Ndërkohë që e ëma e Lisas, Chrisann Brennan po vuante duke punuar në dy punë, si kamariere dhe pastruese, për të siguaruar para për të bijën. Ato jetonin në një apartament pa ngrohje, ndaj dhe Lisa nga i ftofti shpesh herë detyrohej të flinte me xhaketë. Ajo nuk do ta harrojë kurrë takimin e parë me themeluesin e Apple, kur sapo kishte filluar të pranonte atësinë."E di ti se kush jam unë?",
i tha me arrogancë të bijës."Unë jam babi jot. Unë jam një nga njerëzit më të rëndësishëm që do njohësh ndonjëherë".
Pas pak kohësh Jobs kërkoi falje për gjithçka dhe i rriti suportin financiar në 4000 dollarë në atë kohë. Por edhe pse nisi të bëhej pjesë e jetës së Lisas, marrëdhënia e tij me të bijën vijonte të ishte e tensionuar. Ajo kujton një bisedë tjetër me të atin kur ishte vetëm 7 vjeç dhe kishte ndërruar rreth 13 shtëpi me të ëmën. Steve Jobs shkonte një herë në muaj për ta takuar të bijën me një makinë të tipit "Porsche". Një ditë Lisa e pyeti nëse do ta trashëgonte ndonjëherë atë makinë. Jobs u tërbua dhe i tha:"Ti nuk ke për të marrë asgjë! E kupton? Asgjë!".


tvklan.al
