Historia e trishtë e 15-vjeçares që nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë

Posta

Historia e trishtë e 15-vjeçares që nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë

18:51 26/09/2019

Elona Kuburja ishte një adoleshente plot jetë dhe që e dashuronte atë, por fatkeqësisht nuk mundi ta përballonte dot sëmundjen e rëndë që i mori jetën në moshën 15-vjeçare. Ajo vuante nga sëmundja e rrallë e quajtur Hemangioma, një tumor beninj që prek enët e gjakut dhe shkakton hemoragji të rëndë.

Historia e trishtë e 15-vjeçares u bë publike pas apelit të familjarëve në televizion ku kërkonin ndihmë për të shpëtuar vajzën e tyre. Një vit përpara se rasti të bëhej publik në media, vajza i ishte nënshtruar një ndërhyrje në Beograd, por trajtimet nuk zgjatën shumë. Një muaj më parë vajza mbërriti në qendrën spitalore të QSUT me hemoragji të mëdha. Mjekët që e pritën në urgjencë nuk e njihnin si sëmundje, por u detyruan ta operonin për t’i shpëtuar jetën vajzës dhe mundën që t’i ndalnin hemoragjinë.

Ata dhanë alarmin se vajza duhej trajtuar urgjentisht jashtë vendit, por pavarësisht apelit të mjekëve, vajza qëndroi edhe për 8 ditë të tjera në spital për shkak të pamundësive ekonomike. Familja i bëri apel qytetarëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndihmë. Kur mjekët nuk i kishin dhënë më shumë se 24 orë jetë, familja u detyrua që me paratë e marra borxh dhe ndihmat e qytetarëve ta niste drejt një spitali privat në Turqi, për kurim të specializuar.

Në të njëjtën ditë që vajza u nis në Turqi, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se do të merrte përsipër rastin e 15-vjeçares. Fatkeqësisht ajo nuk arriti të mbijetonte dhe mëngjesin e së dielës, më 15 Shtator ajo ndërroi jetë në Turqi duke lënë pas dhimbje dhe lot jo vetëm për familjarët, por për këdo që njohu historinë e saj./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi