Përveç apelit për një strehë, kërkojnë ndihmë për ilaçe

Dave Pali është një grua e moshuar, banore në Hamallas. Jeta për të ka qenë plot me sfida, duke filluar nga vajza Alma e deri tek shëndeti i saj, që mbart sëmundje si diabet, gurë në tëmth, gurë në veshka dhe infeksion në kockë.

Data 26 Nëntor do të ishte nata e parë në shtëpi për të pasi kishte kaluar 20 ditë në spital për shkak të gjendjes shëndetësore që vjen e rëndohet.

“Mu mbyll dera mezi kemi dalë. U rrëzova, duke u ngrit u rrëzova dhe thashë tani më ra shtëpia në shpinë”. “Vajza nuk dëgjon dhe nuk flet, ka kaluar temperaturë të lartë “, tregon zonja Pali.

Në pamundësi për të shkuar diku tjetër, ajo së bashku me bashkëshortin dhe vajzën 39-vjeçe i kanë kaluar ditët e para pas tërmetit në këtë çadër.

Netët e ftohta ishin të pa përballueshme për familjen e saj duke u detyruar të flenë në shtëpinë që nuk mund të përballojë edhe një tërmet tjetër.

Klan Plus