Këto foto të këtij vogëlushi janë bërë publike nga policia e Londrës, ndërsa pas tyre qëndron një histori e trishtë.

Djali u gjet i braktisur në një derë shtëpie në Hackney, në lindje të Londrës, vetëm 12 orë pas lindjes.

Një qytetar njoftoi policinë pasi gjeti foshnjën, dhe më pas ishin ata të cilët u kujdesën për të. Bebi, të cilin e kanë quajtur Edward, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i sigurt, por policia ka bërë thirrje që nëna e tij të kontaktojë me ta dhe të kërkojë ndihmë nëse i nevojitet.

Sipas tyre, nëna ka lindur jashtë ambienteve spitalore dhe kjo i shqetëson për gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë fotot e këtij vogëlushi kanë prekur mijëra zemra dhe vëmendja që ka marrë nga mediat dhe në rrjetet sociale ka qenë e madhe.

Policia është duke hetuar për nënën e të voglit, për të hedhur dritë mbi arsyet që e bënë atë ta braktisë duke i vënë në rrezik jetën. /tvklan.al