Historia e veçantë e dashurisë, gruaja: Kur u ndamë, nuk e dija si do bashkoheshin rrugët prapë



Historia e veçantë e dashurisë, gruaja: Kur u ndamë, nuk e dija si do bashkoheshin rrugët prapë

14:45 10/07/2020

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë të dashurisë së Elizabeth Grezda. Ajo ka lindur në New York, kur ishte dy muajshe, familja e saj u zhvendos në Nepal, për shkak se prindërit e saj ishin misionarë.

14 vjeç iku nga Nepali, në një konvikt në Indi për të ndjekur shkollën e mesme. Pas 4 vitesh shkon për të vazhduar shkollën e lartë në Amerikë.

Elizabeth tregon se në vitin 2001, kur ishte në një kamp u njoh me Nikun, i cili ishte shqiptar. Nga biseda me të i bëri përshtypje dijet që ai kishte.

Edhe pse takimet mes tyre po shkonin shumë mirë, drejtimet që ata donin të ndiqnin në jetë ishin shumë të ndryshme. Niku donte të kthehej në Shqipëri, ndërsa Elizabeth donte të kthehej në Nepal.

Ata vendosën të vazhdonin komunikim vetëm në distancë, derisa Elizabeth vendosi t’i shkruante një email dhe t’i thoshte që marrëdhënia mes tyre nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë. Përgjigja që mori nga Niku e habiti.

Mirela Milori: Ku është lidhja me Shqipërinë?

Elizabeth Grezda: U takova para vitit të fundit Nikun duke shkuar në një kamp organizuar nga të krishterët, pra për studentët nga jashtë.

Mirela Milori: Niku është ai që e ka sjellë në Kashar. Tani po tregojmë historinë, para sa vitesh?

Elizabeth Grezda: Ka qenë 2001!

Mirela Milori: Pra në 2001, takohet Lizi me Nikun dhe këtu fillon historia.

Elizabeth Grezda: Nuk kisha makinën time, ai ndoshta nuk donte të harxhonte naftë, kemi shkuar me një mikeshën tonën. Ai ishte në fund bashkë me një shok. Niku dukej shumë i ri, i imët, i vogël. Kur më tha që ishte bashkëmoshatar me mua, u çudita. Filloi pastaj të fliste, se ku punonte, isha shumë e habitur, sa inteligjent. Domethënë nga pamja e parë nuk m’u duk ai personi që pastaj doli. Isha e befasuar.

Mirela Milori: Të tërhoqën dijet e tij?

Elizabeth Grezda: Po!

Mirela Milori: Sa vjeç ishit të dy?

Elizabeth Grezda:  21 vjeç!

Mirela Milori: Pra 21 vjeç filluat një miqësi të bukur?

Elizabeth Grezda:  Po vetëm një miqësi por më ngjiti pastaj. Por nuk po shikoja një të ardhme në Shqipëri,  pasi unë do shkoja në Nepal. Nuk isha e interesuar të vazhdoja një lidhje dashurie me të, por më ngjiti shumë si person. Nuk dija çfarë t’i bëja, ishte e vështirë. Edhe e lamë që do flisnim, do vazhdonim miqësinë, dashurinë në distancë.

Mirela Milori: Pra secili në rrugët e tij?

Elizabeth Grezda: Po ai donte të kthehej patjetër tek mami, babi në Shqipëri dhe kishte shumë dëshirë që të fillonte punë këtu.

Mirela Milori: Besove që do t’ia dilje në distancë në marrëdhënie, shumë e re ti, shumë i ri ai. Apo the ta shoh me të parë dhe me të bërë?

Elizabeth Grezda: Po me të parë dhe të bërë. Nuk kisha asnje plan, doja të vazhdoja jetën time, e dija që dashurinë e kishim, por nuk e dija si do na bashkoheshin rrugët prapë.

Mirela Milori: Këto dy vitet e distancës si kaluan?

Elizabeth Grezda: Shumë e vështirë!

Mirela Milori: Çfarë ndodhi që me gjithë këto premisa kundër, ti me Nikun…?

Elizabeth Grezda:  Unë e lashë, thashë mbaroi. Vëllai më tha shkruaji thoji që nuk ka më, nuk ka për të ecur. Shumë keq ta hedhësh poshtë një marrëdhënie me email, po kështu bëra. Pastaj ma ktheu një përgjigje shumë të bukur, shumë prekëse. Ty Lizi të kam dashur, akoma të dua, por unë dua më të mirën për ty, unë dua që të ecësh në jetë siç do ti. Kështu që të mbajmë kontakt si miq, Ti bëj si të duash për jetën tënde. Bobo thashë unë kam bërë një gabim, u pendova, por e pamë që më mirë të kishim një miqësi për momentin, sa të kishim idenë se çfarë do bënim./tvklan.al




Të ngjashme