Në pjesën e dytë të  “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela Shqiptare” në Tv Klan ishte historia e një vogëlusheje. Joralda është vetëm 5 vjeçe dhe megjithatë në supet e saj peshon një histori shumë e dhimbshme, por për fat të mirë mrekullitë ekzistojnë. Pak ditë më parë vogëlushja kishte ditëlindjen dhe dëshira e madhe e saj ishte të këndonte me këngëtarin e saj të zemrës Erik Lloshin. Ardit është takuar me nënën e saj, Joridën për të mësuar pse Joralda ka dëshirë për të kënduar me Erik Lloshin.

Arditi shkoi në Durrës dhe takohet me nënën e vogëlushes ditën e ditëlindjes së saj ku i bën dhe surprizën. Por cila është historia e Joraldës, ose Adës, siç e thërrasin prindërit.

Jorida:

Që në muajin e 8 të shtatzënisë nisi historia e Joraldës. Unë kisha një djalë dhe pas 7 vitesh isha shtatzënë me një çun në fakt sepse doktori na ka thënë gjatë gjithë kohës që ishte një djalë. Nuk u mërzitëm, thashë kishim 1 djalë do bëheshim me 2. Deri në muajin e 8 isha mirë, më pas nuk po e ndjeja më fëmijën. Kisha 5 ditë që nuk po e ndjeja, por për një moment mendova është dembel. Më pas fillova të shqetësohesha dhe mora burrin dhe shkova tek mjeku. Doktori po më shikonte gjatë gjithë kohës dhe mendova se diçka nuk po ecte tamam. Ai me tha se fëmija ka vdekur, në moment u shtanga dhe më pas e mbajta veten dhe thashë se ti e ke një fëmijë edhe pse po e prisnim. Ai më tha do vish nesër në maternitet dhe ta heqim. E mora pak veten dhe ika në shpi. Të gjithë rrinin në heshtje dhe të gjithë ishin të mërzitur. Të gjithë qanin. Unë u shtanga. I kisha bërë të gjitha gati edhe rrobat. Vjen vëllai im dhe sa futet në derë sepse ai sa më gjente tek mami vinte pranë meje dhe vendoste kokën tek barku im. Joraldi i dajës thoshte, pasi i kishim vënë dhe emrin se ishte çun. Erdhi ai vuri kokën dhe nisi duke qarë, më pas nisa dhe unë. Kur ai vuri kokën, unë ndjeva se fëmija lëvizi. I thashë burrit dhe më tha që të është bërë fiksim, por jo unë isha e bindur se foshnja lëvizi. Shkuam menjëherë në spital dhe aty ndenj një muaj. Aty kam ndjerë vetëm disa lëvizje dhe zemra e fëmijës i kishte rrahjet shumë të rralla. U bënë 3 -4 mjekë që më ndiqnin. Ajo nuk lëvizte më. Më dërgojnë në Tiranë dhe mjekët dhanë urdhër që të futem në sallën e operacionit. Pasi doli fëmija, unë nuk e dëgjova të qante dhe mjekët nuk ma dhanë farë fëmijën. Nuk e dija akoma që ishte vajzë, ajo nuk qau. Aty mendova se foshnja im kishte lindur i vdekur, pasi askush nuk ma dha. Kur kam dalë nga salla më tha mami, të keqën mami u bërë më motër, erdhën infermieret dhe u thashë se kam çun, nuk kam gocë, nuk e pranoja. Për momentin prisja që të më sillnin fëmijën, por nuk ma sollën. E mori infermierja dhe e zbritën poshtë në reaminacion. Unë i thashë të ma sillte ta shikoja, por ajo nuk ma solli.

Ardit Gjebrea: Por pse nuk ta sollën?

Jorida:

Nuk ma sillnin sepse thoshin që mund të vdiste dhe më mirë të mos e shikoja. Një ditë, dy ditë, tre ditë nuk e pashë. Më vendosën në një dhomë më një grua tjetër që kishte lindur, asaj i sollën fëmijën, mua jo. Kur dëgjova të qarat e fëmijës tjetër thashë së vdiqa, thirrën doktorin, psikologët, pasi unë u bëra shumë keq.

U ngrita dhe i dhashë forca vetes dhe vajta vetë tek dhoma. Kur e pashë atje, ajo ishte 1 pëllëmbë fëmijë, pasi ka lindur 900 gram dhe përsëri nuk më jepnin siguri. Kur ka lindur doktoresha i ka thënë burrit tim merreni pasi nuk do të rrojë. Burri im ka thënë nuk do ja heqim oksigjenin kur të vdesë nga Zoti, unë vetë nuk ja heq oksigjenin.

Ardit Gjebrea: Pas sa kohësh ja hoqën oksigjenin?

Jorida:Pas dy javësh ja hoqën dhe përsëri mendonin se nuk do të rronte. Edhe sot kur e shikojnë thonë, “kjo që do të vdiste është”. Unë e kam marrë gocën në shtëpi dhe kam besuar vetëm në Zot dhe jo tek ata. E kam kthyer shtëpinë në spital.

Ardit Gjebrea: Për çfarë kishte nevojë vajza? Tani duhet të blije dhe rroba për gocën, pasi ti i kishe blerë për djalë?

Jorida: 

E kam mbajtur me lesh të palarë, me çarçafë, nuk kishte rroba për vajzën sepse ajo ishte shumë e vogël. Pas tre muajsh i kam veshur rroba vajzës.

Ardit Gjebrea: Po si ja dole, paske qenë ë fortë?

Jorida: 

Nuk e dija që do isha kaq e fortë. O Zot thoja të zgjohesha. Ai më ndihmoi që u ba vajza ime kjo që është sot.

Ardit Gjebrea: A mund të më thuash momentin kur vajza u barazua në peshë, filloi të ecë, pas sa kohësh e mori veten?

Jorida: 

Ka ecur, 1 vjeç e gjysëm, afër dy vjeç. Kur shkoi 2 vjeç e gjysëm mua më iku frika. Shoqja e saj ectë në këmbë, vajza ime jo. Sot Ada është më e shkathët se shoqet e veta.

Ardit Gjebrea: Tani le të vimë pak tek dashuria për muzikën dhe në veçanti për Erikun.

Jorida: 

Ada gjithmonë ka pasur qejf muzikën, por është dhënë njëherë Maratona e Këngës, e çova dhe u fiksua pas Erik Lloshit. Ajo i do të gjithë këngëtarët, por pas atij u fiksua dhe më pyeste gjithmonë kur do vijë përsëri. Aty filloi, çfarë të gjente e bënte mikrofon. Kur mori vesh që Eriku ishte fejuar u bë pak xheloze. Po për Erikun na hedh “poshtë” dhe neve. Kur shikonte surprizat tek “E diela Shqiptare” thoshte sa qejf kam ta bëj ditëlindjen tek “Ka një mesazh për ty”. Dhe unë doja ti bëja një surprizë vajzës.

Ardit Gjebrea: Sa njerëz keni ftuar?

Jorida: 

Kam ftuar rreth 40 persona, por të shohim sa njerëz do të vinë.

Gjatë kohës që Joralda është duke festuar dhe kënduar në ditëlindjen e saj, në anën tjetër të lokalit, Eriku interpretonte këngën që këndonte dhe vogëlushja.

Erik Lloshi:

Jam shumë i lumtur që jam në ditëlindjen e saj sot.

Joralda përqafon Erikun me lot në sy. “Ka një mesazh për ty” bëri të lumtur vogëlushen dhe familjen e saj, duke i realizuar dëshirën.

/tvklan.al