Historia e Will Smith në 150 sekonda

Historia e Will Smith në 150 sekonda

10:27 14/01/2020

Kjo është një pjesë nga performanca e Will Smith në talk show-n amerikan “The Tonight Show Starring”. Aktori i njohur i Hollywood-it ishte i ftuar në një ndër shfaqjet më në zë për promovimin e filmit të tij të fundit “Bad Boys For life”.

Në 150 sekonda, së bashku me gazetarin Jimmy Fallon ai përshkroi karrierën e tij duke bërë rep. Aktori dhe reperi i njohur amerikan mahniti të gjithë me performancën e tij, brenda së cilës flitej edhe për jetën e tij personale dhe martesën me aktoren Jada Pinkett Smith.

51-vjeҫari është bërë i famshëm me rolin e tij në serinë e “The Fresh Prince of Belle-Air”, prodhim ky që i siguroi famë dhe popullaritet artistit. Suksese ka patur edhe në filma të tjerë si: “Bad Boys”, “Independance Day”, “Men in Black” etj.

Një ditë më parë, ai ka surprizuar një recepsioniste të iHeart Radio, të cilën e ka takuar 30 vjet më parë, me një festë me rastin e daljes së saj në pension. Ai shpërndau këtë video në Instagram, teksa përshëndet Anita Scipion në ditën e saj të fundit në zyrë.

“Ajo më tha: Ti m’i dhe kuptim ditës sot, por në fakt ju  të gjithë i dhatë kuptim ditës sime. Shijo ҫdo gjë Mama dhe vazhdoni të shpërndani dashuri dhe dritë kudo që të shkoni”, iu drejtuar Smith Anitës.

Klan Plus


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi