Mund të duket skenar i një filmi horror, por fatkeqësisht është një histori e vërtetë. Pesë pjesëtarë të një familje, përfshirë edhe një grua shtatzënë, janë vrarë në mënyrë makabër nga një 27-vjeçar.

Derek-Dearman

Ai është Derric Dearman, i cili do të përballet me 6 akuza për vrasje, duke përfshirë edhe fëmijën e palindur, pas masakrës në shtëpinë e tyre në Alabama, SHBA.

viktimat

Viktimat të cilat u identifikuan të dielën, janë Shannon Melissa Randall, 35 vjeç ; Joseph Adam Turner, 26 vjeç ; Robert Lee Brown 26 vjeç; Justin Kaleb Reed 23 vjeç; dhe Chelsea Marie Reed, 22 vjeç. Sipas autoriteteve, Chelsea Reed ishte 5 muajshe shtatzënë.

Laneta-Lester

Historia nis me të dashurën e tij Laneta Lester, 24 vjeç, e cila donte të ndahej nga ai pasi marrëdhënia e tyre ishte abuzive. Por me sa duket ky refuzim i saj, e ka çuar të riun drejt një veprimi makabër.

Sipas mediave vendase, 24-vjeçarja Laneta Lester kishte shkuar të premten në banesën e motrës së saj në Alabama, për të qëndruar me të.

Por i dashuri e ka studiuar lëvizjen e saj, duke shkuar pikërisht në banesën e të motrës.Pas kësaj, një nga banorët e shtëpisë kishte ngritur alarmin në mes të natës duke lajmëruar policinë. Por i riu ka mundur të largohej pa mbërritur policia dhe nuk është gjetur.

Më vonë, po atë natë, Derman ishte kthyer në shtëpi dhe kishte sulmuar me thikë banorët ndërsa ata po flinin, dhe madje kishtë qëlluar edhe disa herë me armë.

Ai më pas ka rrëmbyer të dashurën e tij Lester dhe një fëmijë 3 muajsh që i përkiste njërës nga viktimat, duke i çuar në shtëpinë e babait të tij në Misisipi.

Pas mbërritjes në shtëpi, Dearman dhe babai i tij më pas shkuan në zyrën e një efektivi policie të zonës për t’u dorëzuar.

Pasi e dashura e tij u kthye në Citronelle, i tha policisë se çfarë kishte ndodhur. Dearman ndodhet në paraburgim në Misisipi, në pritje të ekstradimit për në në Alabama gjatë kësaj jave./tvklan.al

Burimi Mirror