Historia ime – 20-vjeçarja, nënë e një foshnje bën apel për ndihmë!



Historia ime – 20-vjeçarja, nënë e një foshnje bën apel për ndihmë!

13:30 11/05/2021

Në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë e ftuar një vajzë 20-vjeçare me një histori mjaft prekëse. Ajo ka pësuar drama që kur ka qenë e vogël, kur nëna braktisi atë, motrat, vëllezërit dhe të atin. Ajo u detyrua të bëheshe e zonja e shtëpisë që në moshën 10 vjeç. Në shkollë nuk e donte askush dhe silleshin keq me të. Pasi e ëma i braktisi vajza u përball edhe me depresion ku filloi të bëhej e egër dhe agresive.

Në moshën 17-vjeç u lidh me një djalë, i cili sot është burri i saj dhe babai i vajzës 14-muajshe. Jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, jetojnë me qira. 20-vjeçarja është e sëmurë, ka anemi të theksuar dhe prej stresit dhe mërzisë që nuk po i ofron vajzës një jetë të mirë, ajo nuk ushqehet. Vajza ka menduar që të shesë dhe veshkën për t’i siguruar një të ardhme të sigurt vajzës, por për shkak të anemisë ajo e di që nuk do dilte e gjallë nga salla. Në momentet që ka rrëfyer për këtë veprim që ajo dëshironte të bënte përloti të gjithë të ftuarit në studio.







Të ngjashme