I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Rrapi Fetahu 43 vjeç, nga qyteti i Lushnjës, i përket komunitetit rom dhe shprehet se ka pasur probleme prej diskriminimit racor. Kur ende nuk i kishte mbushur të 20-at, u njoh me një vajzë, me të cilën bashkëjetoi dhe sollën në jetë një vajzë e cila sot është 23 vjeçe, është martuar dhe ka ndërtuar jetën e saj. Por marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë. Kur vajza ende nuk e kishte mbushur moshën 1 vjeç, ish-partnerja e tradhtoi Rrapin dhe e braktisi, pa u interesuar më kurrë për të dhe duke i lënë pas vajzën, të cilën ai e ka rritur i vetëm.