Historia ime – Drane Kabali i kërkon bashkisë Lezhe bonus qiraje!



Historia ime – Drane Kabali i kërkon bashkisë Lezhe bonus qiraje!

13:30 04/05/2021

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Drane Kabali një grua 50-vjeçare e cila jeton me të birin, nusen, nipin dhe mbesën. Drania tregon se e martoi babai me një burrë ku kishte dëgjuar shumë fjalë të mira për familjen e tij, por pasi u martua ajo zbuloi se bashkëshorti vuante nga një sëmundje e keqe. Ka qëndruar vetëm 6 vite e martuar dhe të gjatë këtyre viteve kanë rendur vetëm nëpër spitale. Nga kjo martesë lindi djali i tyre, por nuk kishin asnjë kusht, nuk kishin çfarë të hanin dhe çfarë të vishnin. Madje ajo ka lindur dhe një djalë të tjetër më para, por i vdiq kur ishte 2 vjeç.







Të ngjashme