Një grua 43 vjeç është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka preferuar që historinë e saj të dhimbshme ta tregojë me kuriz, pasi nuk dëshiron të zbulojë identitetin e saj. 43-vjeçarja është divorcuar 11 vite më parë pasi ish-bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht. Ajo rrëfen se është martuar me shkuesi dhe vendosi të lidhë jetën me ish-burrin që e takoi vetëm dy here.