Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua 50-vjeç nga Korça. Ajo ka treguar se kur ishte 27 vjeç ka njohur një djalë, të cilin e njohu me shkuesi. Ai jetonte më parë në Greqi, por më pas u kthye sepse kishte probleme me drejtësinë dhe nuk i lejohej më që të shkonte aty. Në atë mosha gruaja tregon se e kishte parë vetëm si kallëp dhe i kishte pëlqyer shumë dhe pranoi që të martohej me të. Ata filluan të jetonin tek shtëpia e nënës së saj.

50-vjeçarja: Ai nuk donte të bënte celebrim sepse ne bëmë fëmijë pas 15 vitesh. Ai më thoshte që nuk besoja që në moshën 27 vjeç  të të gjeja të ndershme, ai vinte nga Greqia, kishte bërë jetë të shthurur. Ai donte fëmijë shpejt, por është punë e Zotit, nuk është me sustë. Kur kam ngelur shtatzënë pastaj, atëherë ka thënë hajde shkojmë të bëjmë celebrimin dhe e bëmë.

Më vdes fëmija, pata një shtatzëni, jo të mbarë, nga muaji i 7 deri në muajin e 9 pati një zhvillim tej mase, më vdiq fëmija në bark, jam shtruar në spital. A ma vdiqën ata, e më vdiq mua, kjo nuk u përcaktua. Pas lindjes që fëmija u shpall i vdekur më kanë bërë analizat, kam dalë me një diabet 175 dhe thanë që ta ka mbytur diabeti, ndërkohë në lindje doktorët më plasin dhe tëmthin.

Më kuronin për kancer në mëlçi. Unë nuk jam diabetike për fajin tim apo për shkak të gjenetikës së familjes. Është dëmtuar pankreasi, ai nuk prodhon insulinë, tëmthi u hoq dhe unë mbeta dhe sot e kësaj dite, ka 23 vjet që po vuaj me diabetin.

50-vjeçarja tregon prej atij operacioni ajo po vuan nga sëmundje të shumta dhe diabeti po e çon drejt verbërisë. Nuk ka kushtet ekonomike që të blejë ilaçet apo të bëjë  ndërhyrjet e duhura. Ajo i bën thirrje shtetit sepse asnjë ilaç nuk subvencionohet.

Mirela MiloriPas humbjes së fëmijës së parë, t’u bëre me një vajzë.

50-vjeçarja: Kejsi ka lindur në 2006. Mjekët ma ndaluan të lindja fëmijë sërish sepse thanë që siç të vdiq fëmija, do vdesësh dhe ti.

Gruaja tregon se ajo ngeli shtatzënë dhe ishte një lumturi shumë e madhe për të gjithë, ndërsa për nënën e saj të ndjerë ekzistonte një frikë dhe merak i madh. Ajo shprehet se dëshironte që ta mblidhte burrin sepse ai pinte, vidhte në shtëpi, shkonte me të tjera, Lekë nuk sillte asnjëherë.  Prej dashurisë së madhe, gruaja i besonte shumë burrit, ai i thoshte të mos dëgjojë asnjë gjë çfarë thuhet, se korçarët merren me fjalë dhe duan që vetëm t’i ndajnë dhe të mbeten rrugëve.

50-vjeçarja tregon se edhe pas lindjes së vajzës ai nuk ndryshoi. Pas 2 muajsh që ishte shtatzënë ajo erdhi në Tiranë në spital për të qenë nën kontrollin e mjekëve, ndërsa ai gjatë qëndrimit e ka turpëruar para doktorëve dhe para të gjithëve. 600 mijë Lekë që i kishte dhënë e ëma e gruas për t’u kujdesur për të, për t’u ushqyer etj, ai i prishi të gjitha, madje i merrte varësen, orën, celularin e çdo gjë dhe i linte nëpër lokale, hyri në një rrugë shumë të keqe.

Pas lindjes së vajzës, ai nuk u bë më i gjallë. Një ditë shkoi i dehur të merrte rrobat e tij në shtëpi ndërkohë që ajo ishte në spital dhe ai ngacmoi vjehrrën duke e prekur në pjesën intime. Që nga ai moment ai nuk u bë më i gjallë, as dhe për fëmijën dhe nuk ka dhënë kurrë një pension ushqimor për të. /tvklan.al