Sot “Historia ime” do trajtojë një histori e cila në fakt mund të themi se hyn tek ato histori që kanë brenda jo vetëm dhimbje por edhe shumë dashuri. 44 vjet më parë një fëmijë i komunitetit rom, u ngatërrua në maternitet. Fëmija rom u birësua nga një familje e bardhë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Peqin.Vajza u rrit nga kjo familje dhe sot ajo është 46 vjeç. Hamide Aliu në studio ka rrëfyer historinë e saj prekëse dhe përjetimet e saj si një fëmijë i birësuar në një familje të bardhë.