Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një gjyshe e quajtur Feruze së bashku me mbesën e saj Lisën. Pikërisht Lisa është arsyeja për të cilën gjyshja ka ardhur në këtë program. Lisa e vogël ka lindur me një sëmundje të rrallë dhe të rëndë në zemër. Pas lindjes, mjeku kirurg që e zbuloi problemin e Lisës, Altin Veshti, u tha familjarëve se Lisa duhet t’i nënshtrohej urgjentisht ndërhyrjeve, pasi përndryshe do të kishte vetëm 1 muaj jetë.

Falë ndihmës dhe mbështetjes së shtetit shqiptar familja Çoço mundi ta çonte jashtë shtetit Lisën, madje e ka çuar 5 herë në Spitalin e Stambollit dhe ka kryer 5 ndërhyrje, ku më e rëndësishmja dhe më e vështira ka qenë ajo e muajit Shkurt të vitit të kaluar. Por kalvari i vështirësive të Lisës së vogël vazhdon.Ajo ka nevojë për një tjetër ndërhyrje të cilën duhet ta kryejë këtë muaj, në 28 Janar, ndërhyrje e cila kushton 6 mijë Euro.