Historia ime – Historia e 79-vjeçarit që kërkon ndihmë për nipin e tij!



Historia ime – Historia e 79-vjeçarit që kërkon ndihmë për nipin e tij!

13:30 26/01/2021

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një 79-vjeçar i quajtur Halil Lazo i cili gjithë jetën e tij ka punuar si mekanik makinash. Arsyeja pse e ka sjellë në këtë emision është sëmundja e rëndë që ka nipi i tij, djali i motrës Kamberi. Kamberi është 61 vjeç dhe vuan prej vitesh nga sëmundja e mushkërive. Ato janë plotësisht të shkatërruara për shkak të punës që ka bërë gjithë jetën në minierën e Valiasit. Halili vjen sot të kërkojë ndihmë që të gjendet dikush për t’u kujdesur për Kamberin sepse nuk ka një njeri pranë, është braktisur nga gruaja dhe djali.

Halili ka treguar se emisioni “Stop”, Genti dhe Saimiri kanë arritur t’i mundësojnë Kamberit pajisjen dhe bombolën e oksigjenit që po e mbajnë në jetë atë. Madje i moshuari i falenderon shumë ata dhe tregon se i njeh prej kohësh për shkak të profesionit si mekanik. Halili me shaka i thotë moderatores Mirela Milorit se vetëm ajo nuk ka çuar makinën tek ai.







Të ngjashme