Një çift amerikan i cili ka zgjedhur Shqipërinë si vendin për të kaluar pjesën e mbetur të jetës, ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku kanë rrëfyer historinë e jetës së tyre. Ata janë Brenda Speer 70 vjeç dhe Wayne Speer 76 vjeç dhe kanë një histori për një skenar filmi. Kanë shëtitur në 46 vende të botës, ku në 6 prej tyre edhe kanë jetuar. Një ndër to është edhe Shqipëria.

Ata kanë jetuar në vendin tonë rreth viteve ’97-98-99 ku shprehen se shqiptarët ishin mjaft mikrpitës. Ata kanë rrëfyer se për një periudhë kohe kanë jetuar edhe në Afrikën e Jugut nga ku birësuan dhe një djalë i cili në atë kohë ishte vetëm 2 vjeç dhe në një gjendje të rëndë për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë.