Të ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një çift mjaft simpatik të cilët e kanë krijuar jetën e tyre në Itali, Jola dhe Nertili. Ata kanë hapur një markë të tyre në Itali me parfume të cilëve i kanë vendosur emrin “Shqipëria ime” dhe aksesorë luksi si rripa, portofolë, këpucë etj. Kjo markë është bërë ndërkombëtare e cila është futur edhe në tregun e Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, Amerikës etj.

Ata jetojnë prej shumë vitesh në Firence të Italisë, ku Jola ka përfunduar studimet për Dizajn ndërsa Nertili për Inxhinieri Elektronike. Për të dy pasioni ka qenë moda derisa me shumë përpjekje dhe mundime ata finalizuan markën e tyre të suksesshme ndërkombëtare.

Jola tregon se është përballur me racizmin çdo ditë kur shkonte në shkollë sepse ata e konsideronin si vendin e tyre dhe ajo ishte e huaj. Indiferentizmi në Itali është i madh për emigrantët dhe i trajtojnë si njerëz që nuk janë të aftë për asnjë gjë dhe duhet t’i vihen në shërbim të tyre. Në fillim këtë gjë e kanë ndjerë shumë, por pasi hapën markën e tyre, ata nuk kanë ndjerë më racizëm apo indiferentizëm nga italianët.