Sot, në emisionin “Historia Ime” nga Mirela Milori në Tv Klan, ishte e ftuar Fatbardha Çeku, 39 vjeç, nga Laçi, bashkëshorte dhe nënë e 6 fëmijëve, ku më i vogli është vetëm 2 vjeç. Familja Çeku jeton me qira dhe në të punon vetëm bashkëshorti, në çfarëdolloj pune që i ofrohet. Vetë Fatbardha nuk mund të punojë për shkak të gjendjes shëndetësore të saj nga sëmundja e diabetit që i ka shkaktuar zmadhim të veshkës dhe i duhet të injektojë katër insulina në ditë.

Në 17 vjet martesë, kjo grua e gjen veten të lumtur, në një bilanc me 60% lumturi dhe 40% probleme. Fatbardha thotë se çelësi i mbijetesës së familjes së tyre është përpjekja për ta bërë njëri-tjetrin të lumtur dhe forca për të mbajtur barrën e përbashkët.