Emisioni “Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme ka sjellë historinë e një gjyshe e cila është 55 vjeç dhe jeton në errësirë totale, pra nuk sheh. Dallëndyshe Dulaj nga Fieri ka humbur 2 vite më parë të bijën e cila vuante nga kanceri. E bija ka lënë 2 fëmijë një djalë 8 vjeç dhe një vajzë 9 vjeç, fëmijët kanë ardhur në jetë nga dy baballarë të ndryshëm, ata mbajnë mbiemrin e gruas e cila është ndarë nga jeta. Dallëndyshja i mbajti fëmijët pas ndarjes nga jeta të të bijës, por më pas ata kaluan në shtëpinë e fëmijës Sarandë. Gruaja thotë se prej kohësh nuk i takon nipërit.

Gjyshja vjen në studio të bëj apel për ndihmë për t’i parë ata. Dallëndyshja jeton në Fier në kushte jo të mira social ekonomike, ajo është e verbër dhe në pamundësi për të punuar.